Lajme
Këtu mund të aplikojnë gastronomët e Prishtinës për pajisjen që matë nivelet e zhurmës
Demokracia
20:06 | 20 Shkurt 2023

Share:

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur se subjektet e gastronomisë mund të aplikojnë për të marrë pajisjen që mat nivelet e zhurmës.

Gastronomia në Prishtinës pritet të ketë zhurmë të kontrolluar me rregullore të reja, andaj komuna po ofron këto pajisje për gastronomët.

Postimi i plotë i Sahatçiut, pa ndërhyrje:

A jeni gati për gastronomi me zhurmë të kontrolluar? Hapim aplikimin online tani! 🤩

📣Kafiteritë, baret, restaurantet, klubet e natës dhe hapësirat e tjera të gastronomisë

https://apliko.ndotja-akustike.com/

📍ose aplikim fizik në sportel

🗓️20 shkurt – 13 mars 2023

Në frymën e digjitalizimit të matjes së zhurmës, po e ofrojmë edhe aplikimin online për lehtësi. Mos humb kohë në sportel, mbledh dokumentet dhe apliko online për 5 min. 🚀

Lexo thirrjen e plotë: ⤵️

https://prishtinaonline.com/…/thirrje-per-aplikim-per…

Me rregulloren e re në fuqi të votuar unanimisht në Kuvendin Komunal, subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Prishtinë detyrohen të furnizohen me pajisje që masin nivelin e zhurmës së emituar jashtë dhe të marrin certifikatën për orar pune dhe decibelë të lejuar.

Qejf dhe qetësi! 🔊🕛 💙🍹💃🏻🕺🏼

Të ngjashme