Lajme
Këto janë drejtimet më të kërkuara nga maturantët që konkurruan në Universitetin e Prishtinës
Demokracia
10:08 | 20 Korrik 2022

Share:

Dje ka përfunduar afati i aplikimit të maturantëve në Universitetin e Prishtinës.

Profesori i UP-së, Blerim Rexha ka publikuar listën e  programeve studimore më të kërkuara nga maturantët që këtë vit aplikuan në Universitetin e Prishtinës.

Sipas kësaj liste në top drejtimet më të kërkuara në Universitetin e Prishtinës janë ato të mjekësisë. E para në listë është stomatologjia, e pasuar nga mjekësia e përgjithshme,  farmacia e infermieria.

Ndër drejtimet me interesimin më të madh nga ana e maturantëve është edhe edukimi fillor, psikologjia, fizioterapia, edukimi në fëmijërinë e hershme.

Interesim të madh ka pasur edhe për shkencat kompjuterike dhe arkitekturë.

Rexha ka bërë të ditur se janë  po ashtu gati edhe 50 programe tjera në Universitetin e Prishtinës që nuk arritur të joshin më pak se 50% të numrit të planifikuar të studentëve.

Ai ka kërkuar reflektim nga menaxhmenti i Universiteti i Prishtinës dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që të mos injorohen kërkesat e tregut.

Të ngjashme