ShowBiz
Këta janë artistët që do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Biden
Demokracia
15:27 | 20 Janar 2021

Share:

Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris do të kenë një ceremoni inauguruese ndryshe nga çdo ceremoni tjetër në historinë Amerikane.

Muzika ka luajtur gjithmonë një rol të madh gjatë inaugurimeve moderne, por formacioni i këtij viti nuk është ai që mund të jetë normalisht, pasi koronavirusi po kufizon ato që mund të zhvillohen si ahengjet, ballot dhe koncertet. Pjesa më e madhe e aktiviteteve ka lëvizur në internet, kështu që ka shumë figura të njohura që do të performojnë, raporton Demokracia.com

Këtu është një përmbledhje e muzikantëve që do të interpretojnë gjatë ditës së inaugurimit të Biden.

Gjatë Inaugurimit

Shumë muzikantë ëndërrojnë të këndojnë të paktën një herë Himnin Kombëtar në Super Bowl ose në një përurim presidencial, dhe mjaft emra garojnë me siguri për këtë nder. Këtë herë, Lady Gaga është zgjedhur për të interpretuar Himnin Kombëtar.

Gjithashtu, gjatë inaugurimit aktual, të dy Jennifer Lopez dhe Garth Brooks janë planifikuar të interpretojnë, këngët që do këndojnë nuk janë bërë ende publike.

Parada nëpër Amerikë

Pas betimit, Presidenti i ri dhe Zonja e Parë ecin ceremonialisht në shtëpinë e tyre të re, në Shtëpinë e Bardhë, duke përshëndetur mijëra njerëz që rreshtohen rrugëve të Uashingtonit, DC.

Fatkeqsisht, pandemia e bën të pamundur një ngjarje të tillë publike, kështu që gjithçka do të jetë dixhitale këtë herë.

Andra Day, DJ Cassidy’s Pass the Mic, Earth, Wind & Fire, Kathy Sledge (i njohur kryesisht për puna e saj me grupin Sister Sledge), Nile Rodgers dhe The Trans Chorus janë disa nga artistët që do të këndojnë në paradë. Gjithashtu, grupi alternativ i viteve ‘90, ‘New Radicals’ po ribashkohen për herë të parë në më shumë se dy dekada për të kënaqur ata që duan me hitin e tyre të madh, “You Get What You Give”.

Amerika feston

Ashtu siç nuk mund të ketë një paradë të duhur, gjithashtu nuk do të ketë asnjë ballo për të festuar inaugurimin , të cilat zakonisht janë fokusi i mbrëmjes. Në vend të kësaj, një emission special me titull ‘Amerika Feston’ do të transmetohet në të tre rrjetet kryesore.

Për një orë e gjysmë, shikuesit do të shoqërohen me shfaqje nga artistët Ant Clemons, Bruce Springsteen, Demi Lovato, Foo Fighters, John Legend, Jon Bon Jovi dhe Justin Timberlake.

Në mesin e këngëve që do të transmetohen gjatë kësaj ceremonie do të jetë edhe kënga ‘Levitating’ e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet sot orën 18:00./Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme