Barazia
Kërkohet shkarkimi i zëvendëskryeministres Emilija Rexhepi
Demokracia
12:02 | 25 Mars 2021

Share:

Grupet e aktivistëve të pavarur “Dylberizëm” dhe “Replikë” kanë kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministres së tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, pasi që siç thuhet në reagimin e tyre, ministrja ishte deklaruar kundër martesave mes gjinisë së njëjtë.

Në reagimin e tyre thuhet se kërkojnë nga Kryeministri Kurti shkarkimin e menjëhershëm të Emilija Rexhepit nga kjo pozitë, si dhe emërimin e një personi që kauzën për të drejtat e njeriu, siç thonë ata e ka të përbrendësuar në mendime dhe veprime, pa përjashtime, përcjell Demokracia.com.

“Emilija Rexhepi nga partia NDS gjatë vitit 2019 në intervistën dhënë për Kallxo.com, është deklaruar se është kundër martesave mes gjinisë së njëjtë. Kjo dëshmon që Zëvendëskryeministrja e Kosovës, e caktuar për të punuar në çështjet e të drejtave të njeriut, ka qëndrime homofobike dhe nuk beson në barazi për të gjithë njerëzit. Emërimi i një homofobeje në pozitën e zv. Kryeministres për çështje të pakicave dhe të Drejtave të Njeriut është tejet shqetësuese dhe e rrezikshme për respektimin e të drejtave të njeriut, më saktësisht të drejtat e komunitetit LGBTIQ+”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë nga Dylberizm dhe Replikë:

Emilija Redžepi nga partia NDS gjatë vitit 2019 në intervistën dhënë për Kallxo.com, është deklaruar se është kundër martesave mes gjinisë së njëjtë. Kjo dëshmon që Zëvendëskryeministrja e Kosovës, e caktuar për të punuar në çështjet e të drejtave të njeriut, ka qëndrime homofobike dhe nuk beson në barazi për të gjithë njerëzit. Emërimi i një homofobeje në pozitën e zv. Kryeministres për çështje të pakicave dhe të Drejtave të Njeriut është tejet shqetësuese dhe e rrezikshme për respektimin e të drejtave të njeriut, më saktësisht të drejtat e komunitetit LGBTIQ+.

Duke pasur parasysh shtypjen sistematike dhe rrethanat homofobike e transfobike me të cilat komuniteti LGBTIQ+ përballet çdo ditë në shoqërinë tonë, emërimi i saj në këtë pozitë vetëm sa e rritë shtypjen dhe diskriminimin që i bëhet personave LGBTIQ+ nga institucionet dhe shoqëria kosovare, dhe lë hapësirë për shqetësim të kthimit mbrapa të punës shumëvjeçare të institucioneve dhe shoqërisë civile mbi avancimin e të drejtave LGBTIQ+ në vend.

Ndonëse ka bindje të ndryshme për martesën si insitucion, ne besojmë se çdo person duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe t’u ofrohen mundësi të njëjta, të gjithëve pa dallim.

Ne si Dylberizm dhe Replikë kërkojmë nga Kryeministri Kurti shkarkimin e menjëhershëm të Emilija Redžepi nga kjo pozitë, si dhe emërimin e një personit që kauzën për të drejtat e njeriu e ka të përbrendësuar në mendime dhe veprime, pa përjashtime.

Trajtimi i njëjtë ligjor dhe transformimi feminist i institucioneve për të lejuar liri më të madhe të shprehjes jashtë roleve tradicionale gjinore duhet të jetë prioritet i çdo qeverie e cila thirret në vlera progresive demokratike dhe në barazi sociale./Demokracia.com/

Të ngjashme