Sport
Kërcënohet me vdekje, Nagelsmann: Janë 450 persona që duan të më vrasin
Demokracia
18:15 | 15 Prill 2022

Share:

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann dhe familjarë të tij janë kërcënuar me vdekje pas eliminimit të kampionëve në fuqi të Gjermanisë nga Champions League.

Bayern u eliminua në çerekfinale nga skuadra e Villarreal dhe duket se kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mbështetësit e gjermanëve.

Trajneri ka zbuluar se ai së bashku me të ëmën kanë marrë mesazhe të shumta kërcënuese për jetën në “Instagram”.

“Unë mund ta kaloj krizën, por situata është ndryshe kur merr 450 mesazhe kërcënuese për jetën në ‘Instagram’. Unë marrë shpesh mesazhe të tilla edhe kur fitojmë edhe kur humbim dhe nuk i lexoj ato, shoh vetëm fillimin. Është e qartë se shumë persona duan të më vrasin, por tashmë ata po drejtohen edhe nga mamaja ime që nuk ka lidhje fare me futbollin dhe eliminimin. Kjo është pak e egër. Si e përballoj unë këtë gjë? S’më plas fare. Njerëzit mund të shkruajnë çfarë të duan, por duhet të mendojnë pak më shumë për ato çfarë thonë. Nuk arrij t’i kuptoj”-deklaroi Nagelsmann.

Të ngjashme