Lajme
Kërcënimi i rëndë i grupit Wagner: Do t’i vrasim të gjithë
Demokracia
13:50 | 26 Prill 2023

Share:

Kreu i Grupit Wagner, Yevgeni Prigozhin, ka siguruar se njerëzit e tij që luftojnë në qytetin ukrainas të Bakhmutit, në lindje të vendit, nuk po kapin më robër në Ukrainë, por po vrasin këdo.

“Ne do t’i vrasim të gjithë në fushën e betejës. Nuk ka më robër lufte”, ka deklaruar lideri i grupit mercenar rus.

Ky ka qenë një reagim i qartë ndaj publikimit të një regjistrimi në të cilin duket se ushtarë ukrainas diskutojnë ekzekutimin e një mercenari nga Grupi Wagner.

Prigozhin ka akuzuar Kievin për shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa këmbëngul se grupi i tij është i detyruar të “kujdeset dhe të përpiqet të mos plagosë” asnjë të burgosur lufte.

“Ushtarët ukrainas që janë kapur nga luftëtarët e Wagnerit morën kujdes mjekësor dhe më pas u liruan”, shton Prigozhin.

Disa deklarata që nuk përkojnë me ato që ai shprehu javën e kaluar në Telegram. Në to, ai pohoi se për autoritetet ruse dhe shoqërinë në përgjithësi, “është e nevojshme t’i jepet fund” operacionit ushtarak special, sepse ata tashmë kanë përmbushur objektivat e tyre kryesore dhe duhet të fokusohen në ruajtjen e kontrollit të rajoneve të pushtuara.

Të ngjashme