ShowBiz
Këngëtarja e famshme ‘ngacmon’ Dua Lipën
Demokracia
15:25 | 29 Mars 2021

Share:

Kënga e përbashkët e Dua Lipës dhe Miley Cyrus “Prisioner” mori shumë vëmendje dhe u prit mirë nga publiku, sidomos për videon në të cilën dy këngëtaret dukeshin shumë provokuese.

Në një intervistë të realizuar pak pas daljes së videoklipit, Miley Cyrus tregoi që ishte puthur në buzë me Dua Lipën, por nuk kishin pasur diçka më shumë, transmeton Demokracia.com

“Nuk bëmë seks. Në fakt nuk kam pasur kurrë ëndrra erotike me Duan. Në fakt, nuk e dua këtë gjë, sepse Duan e shoh si  shoqe shumë të mirë. Por po e marrë sikur kemi bërë seks, sepse kemi shumë pamje të tilla në videoklipin tonë. Dua është super-seksi!”, tha Miley.

Mirëpo kjo histori nuk mori fund me kaq.

Së fundmi Miley ka shkëmbyer disa mesazhe të çuditshme me Duan në Twitter.

Dua ka ndarë në këtë rrjet social një foto të saj nga festa që bëri në shtëpi pas çmimeve “Grammy” dhe në të shihet e veshur me fustanin e shkurtër nga “Versace”, që i nxjerr në pah format trupore. Pas kësaj fotografie duket se është çmendur edhe Miley Cyrus që i ka shkruar Duas: “Ke ende të dashur?”.

Dua duke qeshur i ka pohuar se vazhdon ende të jetë e lidhur.

“Shkëlqyeshëm! Jam e lumtur për ty!”, i ka kthyer më pas Miley. Këtij komenti Dua i është përgjigjur me “Faleminderit Miley! E vlerësoj!“.

Mirëpo komenti që tërhoqi më shumë vëmendjen dhe që i bëri të gjithë të shkriheshin së qeshuri ishte ai i Miley-t, ku shkruante:

“Shpresoj që i dashuri i saj të vdesë!”, tha ajo duke ju referuar Anwar Hadid./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme