ShowBiz
Këngëtarja amerikane Diana Ross vjen me album të ri pas 15 vitesh 
Demokracia
16:26 | 18 Qershor 2021

Share:

Këngëtarja ikonike Diana Ross ka zbuluar detajet e albumit të saj të parë pas 15 vitesh

“Thank You” është albumi pasues i albumit të vitit 2006 të Ross, “I Love You” dhe u regjistrua i tëri në studion në shtëpi gjatë pandemisë.

“Ky koleksion këngësh është një dhuratë për ju me vlerësim dhe dashuri” tha ajo në një deklaratë.

“Jam pafund mirënjohëse që pata shansin të regjistrojë këtë muzikë në këtë kohë”.

Në një njoftim për shtyp thuhet se albumi ofron një mesazh të fuqishëm për dashurinë dhe bashkimin dhe me këngët e lumturisë, vlerësimit dhe gëzimit u kujton të gjithëve se jemi bashkë në gjithë këtë.

Ross shkroi 13 këngët në bashkëpunim me producentin Jack Antonoff i cili është bashkëpunëtori kryesor i artisteve femra si Taylor Swift, Lana Del Rey, St Vincent dhe Lorde. /Demokracia.com/

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024