Auto&Tech
Këngëtari Will.i.am prezanton në treg një maskë smart që kushton 299 dollarë
Demokracia
13:30 | 07 Prill 2021

Share:

Will.i.am dizajnon maskën smart, e cila kushton afër 300 dollarë.

Reperi Will.i.am ka bashkëpunuar me HoneyWell për të krijuar maskën smart që quhet Xupermask. Kjo maskë shkon përtej maskave të zakonshme me pëlhure të thjeshtë që mbulojnë fytyrën tuaj, duke kombinuar modën luksoze me teknologjinë.

Maska me Bluetooth përmban filtrat HEPA me freskuese, kufje active noise-cancellation, një mikrofon dhe drita LED në të dyja faqet. Bateria e kësaj maske mund të zgjasë deri në 7 orë me një karikim dhe mund të karikohet nëpërmjet një kablli USB-C.

Dhe pse vaksinat anti COVID-19 kanë filluar të prodhohen në masë, Will.i.am beson se njerëzit do të kenë shumë dëshirë për t’i përdorur këto maska. Ai tha për New York Times se kultura e mbajtjes së maskave në Azi vazhdon të respektohet dhe pse numri i personave të infektuar është shumë i ulët.

Me dizajnimin e kësaj maske është marrë Jose Fernandez, një dizajner mjaft i famshëm i cili ka punuar më parë në filmat Black Panther dhe X-Men. Materialet e përdorura do të jenë një mbulesë silikoni për fytyrën, një rrip elastik dhe një pëlhurë si rrjetë në pjesët anësore. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Maj 2024