ShowBiz
Kënga “Dujem” e Butrint Imerit arrin 100 milionë klikime në YouTube
Demokracia
12:25 | 16 Maj 2023

Share:

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore dhe është padyshim një prej emrave më të njohur të estrades.

Artisti mbetet i angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta, ndërsa këngët e tij po vazhdojnë të arrijnë shifra të jashtëzakonshme klikimesh.

Vet këngëtari së fundmi në një postim në Instagram ka festar një sukses të radhës për këngën “Dujem” që e lansoi në korrik të vitit 2021.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Projekti që u kthye në hit atë kohë tashmë ka grumbulluar mbi 100 milionë klikime në kanalin zyrtar të ‘AVD Digital’ në YouTube.

“Rekord”, ka shkruar Butrinti në mbishkrimin e postimit që bëri në Instagram.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ndërkohë, projekti i fundit i publikuar nga 26-vjeçari është “Diskoteka” që deri më tani ka arritur mbi 12 milionë klikime në kanalin e YouTube.

Ndryshe aktualisht këngëtari po shijon pushimet në Meksiko nga ku postimet kanë qenë të shumta, përfshirë ato në shoqëri të një femre misterioze duke nxitur dyshimet për raportin e tij me modelen.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024