ShowBiz
Kendall Jenner flet për herë të parë për të dashurin
Demokracia
09:03 | 22 Qershor 2021

Share:

Kendall Jenner, ndryshe nga motrat e tjera, nuk flet për jetën private. Por në pjesën e dytë të ribashkimit të yjeve të “Keeping Up With the Kardashians”, ajo foli rreth supozimeve se lidhet vetëm me basketbollistë.

“Jo, në fakt nuk lidhem vetëm me basketbollistë, nëse dikush e ka bërë ndonjëherë këtë hulumtim. Unë nuk kam turp të preferoj një tip [të dashuri] dhe jam gjithashtu tifoze e mirëfilltë e basketbollit.” – tha ajo.

Kendall konfurmoi për herë të parë se është në një lidhje serioze me basketbollistin e Phoenix Suns, Devin Booker.

“Ai është i dashuri im.” – tha modelja duke qeshur.

Kendall Jenner flet për herë të parë për të

Kendall e ka mbajtur larg vëmendjes marrëdhënien me Devin.

“Pa ndonjë ofendim për motrat e mia më të mëdha, por unë dhe Kylie kemi patur mundësinë të shohim ato duke përjetuar martesa dhe marrëdhënie që shkatërrohen publikisht. Ishte preferencë personale që në moshë të re.”

Ajo shtoi se ky vendim e “bën jetën time më të lehtë dhe marrëdhënien tonë më të mirë”.

Kendall dhe Devin festuan 1-vjetorin e lidhjes më 13 qershor. “Kjo është marrëdhënia më e lumtur për të,” tha një burim për E! News.

Të ngjashme