Lajme
Kelmendi për Mandiqin e përfolur për kryeparlamentar malazez: Hyri në grevë urie kur Mali i Zi njohu Kosovën
Demokracia
13:59 | 15 Tetor 2023

Share:

Gazetari, Adriatik Kelmendi ka thënë se Andria Mandiq ka gjasa të jetë kryetari i ri i Parlamentit të Malit të Zi.

Kelmendi, duke iu referuar raportimeve të disa mediave malazeze dhe ndërkombëtare, është shprehur se ky është një kërcënim për sigurinë e rajonit.

“Vuçiqi po synon që ta fusë nën kthetrat e tij Malin e Zi dhe edhe kësaj radhe deputetët shqiptarë atje e kanë çelësin – ta përkrahin, ose ta ndalojnë! Nëse Andrija Mandiq – person i cili kishte hyrë në grevë urie kur Mali i Zi e kishte njohur pavarësinë e Kosovës – zgjedhet kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe hyn në qeverinë e re, ky skenar bëhet realitet”, ka deklaruar ai.

“Mandiq shprehet hapur kundër pavarësisë së Kosovës, kundër Malit të Zi në NATO, për aleancë me Rusinë dhe deri vonë edhe bashkim me Serbinë. Ai me kolegë ka mbajtur edhe ditë zie për terroristët serbë të vrarë në Banjska”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai ka kërkuar nga deputetët shqiptarë që ta pamundësojnë emërimin e Mandiq si kryeparlamentar i Kuvendit malazez.

Të ngjashme