Lajme
KEK-u e mbajti të fshehur ndaljen e bllokut A3, reduktimet e rrymës i nisën edhe para mesnatës
Demokracia
22:17 | 16 Shtator 2022

Share:

Korporata Energjetike e Kosovës e ka pranuar se njësia A3 e Kosovës A është ende në punë, por ajo do të nxirret nga prodhimi për periudhë katër ose pesëditore.

Megjithatë, KEK-u këtë e mbajti të fshehur dhe vetëm pas raportimit të Demokracia.com, u detyrua ta pranojë dhe të japë sqarime gjysmake, duke e fshehur që pas mesnatës kur do të ndalet blloku A3 kanë planifikuar reduktime të energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë:

KEK Njoftim:

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore.

Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Gjithë t’mirat,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
Korporata Energjetike e Kosovës

Më poshtë gjeni video e siguruar nga Demokracia.com, në të cilën shihet se reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar.

Video nga Drenasi

Të ngjashme