Lajme
KEK rikthehet në “çerdhe” të punësimeve | Kryetarja e grave të VV-së në Obiliq ‘rehatohet’ në KEK
Demokracia
10:37 | 20 Korrik 2023

Share:

Pushteti i Vetëvendosjes kudo që gjenë hapësirë për punësim të aktivistëve të vet, nuk e lë pa e shfrytëzuar. Kështu po ia ribënë sërish edhe në Obiliq.

Kryetarja e Grave në VETËVENDOSJE! (GVV) në Obiliq, Fjolla Nasufi, së fundmi është punësuar si inxhiniere në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ajo, siç mëson Demokracia.com, deri tani ka qenë këshilltare/asistente e deputetit të Vetëvendosjes nga kjo komunë, Halil Thaçi.

Demokracia.com ka siguruar listën me emrat e të punësuarve në KEK.

Fjolla Nasufi është renditur e 21-ta në listën që e ka siguruar Demokracia.com.

Emri i saj ishte përmendur edhe në konkursin skandaloz të vitit 2022, ku ishin punësuar dhjetëra aktivistë e familjarë të njerëzve të Vetëvendosjes, i cili ishte anuluar pas zbulimit nga mediat.

Nasufi, nëse i hidhet një sy profilit të saj në Facebook, është shumë aktive politikisht. Ajo komenton ngjarje ditore, kritikon komunën e Obiliqit dhe mediat.

 

Nasufi është pjesë e atyre që sulmojnë mediat. Sipas “analizave” të Nasufit, mediat në Kosovë nuk e kanë qëllim informimin, por janë biznese. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Dyshimet për punësime familjare e partiake në KEK, Prokuroria ende në fazën e hetimeve për konkursin e anuluar

LEXO EDHE: 

Dy top-skandalet e LVV-së për një javë: Punësimet familjare e partiake në KEK dhe tenderi për familjarë në Gjilan

Të ngjashme