Lajme
KEDS njofton se cilat rajone vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me energji elektrike
Demokracia
15:31 | 02 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se rajonet që vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me energji elektrike për shkak të zbrazjeve atmosferike, reshjeve të shiut dhe erërave të forta që përfshinë dje një pjesë të vendit, janë rajoni i Zhurit dhe ai i Dragashit.

KEDS njofton se ekipet e tyre ndodhen në terren dhe po bëjnë të pamundurën që qytetarëve atje t’ua kthejnë sa më parë furnizimin me energji elektrike, për çka kanë kanë kërkuar mirëkuptimin e tyre.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po bëjnë të pamundurën që konsumatorëve tanë atje t’ua kthejnë sa më parë furnizimin me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, njofton KEDS.

Të ngjashme