Lajme
KDI: Të papranueshme përplasjet politike të shndërruara në përplasje fizike
Demokracia
13:02 | 13 Korrik 2023

Share:

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas përplasjeve fizike në mes të ministrave dhe deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ata e kanë cilësuar të papranueshme dhunën që është përdorur sot në Kuvend.

Më tutje, KDI ka bërë thirrje që organet e rendit të ndërmarrim masa sipas ligjit ndaj personave të përfshirë në këtë rast.

“Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u shoqërua nga skena të papranueshme të dhunës. Një Kuvend, puna parlamentare e të cilit është mbushur me fyerje e ofendime, pa debate përmbajtësore, kulmoi sot në skena të shëmtuara të konfrontimeve fizike. Imazhet sikurse këto janë rezultat i një klime joparlamentare, të cilës të gjithë aktorët politik parlamentar, pa dallim, duhet të mos i kontribuojnë”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Reagimi i plotë:

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u shoqërua nga skena të papranueshme të dhunës. Një Kuvend, puna parlamentare e të cilit është mbushur me fyerje e ofendime, pa debate përmbajtësore, kulmoi sot në skena të shëmtuara të konfrontimeve fizike. Imazhet sikurse këto janë rezultat i një klime joparlamentare, të cilës të gjithë aktorët politik parlamentar, pa dallim, duhet të mos i kontribuojnë.

U bëjmë thirrje të gjithë partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të distancohen nga kjo klimë dhune që prodhoi skena të papranueshme brenda Kuvendit. Dhuna, asnjëherë, përballë çfarëdo situate nuk mund të jetë mjet politik dhe në asnjë kontekst nuk mund të përligjet sikurse kjo e sotshmja.

Po ashtu, kërkojmë nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat e parapara me ligj ndaj akterve të përfshirë në dhunë.

Të ngjashme