Lajme
Kathimerini: Rama i propozoi Vangjel Tavos të jetë kryetar i përkohshëm i Himarës për të “zgjidhur” ngërçin me Greqinë
Demokracia
18:13 | 03 Janar 2024

Share:

Në prag të Krishtlindjeve, ish-ministri dhe deputeti i Dropolis për shumë vite, Vangjel Tavo mori një telefonatë nga kryeministri shqiptar Edi Rama i cili i kërkoi të takoheshin për një kafe në Tiranë.

Tavos, e pranoi ftesën, megjithëse marrëdhëniet mes tyre ishin acaruar pasi ishte larguar nga Partia Socialiste për të bashkuar forcat me Ilir Metën në themelimin e LSI-së asokohe.

Pavarësisht kësaj, Rama dhe Tavos janë takuar në një kafene të njohur në kryeqytetin shqiptar dhe atje kryeministri shqiptar, pasi i ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën, dyshohet se i ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim duke marrë përsipër të jetë kryebashkiaku i përkohshëm i bashkisë Himarë.

Siç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm, ai do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhje të reja në Bashkinë Himarë.

Sipas të njëjtave burime, Tavos ka sqaruar Ramën se nuk duhet të harrojë që vjen nga Dropolis dhe jo nga Himara, për të marrë përgjigjen se kjo nuk është pengesë.

Tavos nuk e hodhi poshtë propozimin dhe thuhet se deklaroi se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në zbutjen e situatës. Megjithatë, ai ia bëri të qartë se do ta pranonte vetëm në rast se do të pranohej nga pala greke, ndërsa theksoi se nuk do të nënshkruajë asnjë vendim apo dokument që mund të ketë lidhje me pronat e grekëve.

Beleri prej kohësh ka kërkuar të betohet si kryetar i Bashkisë Himarë, por kjo nismë e tij është në ngërç tërësor dhe së fundmi, një pengesë e radhës burokratike është ajo nga Gjykata e Lartë, e cila ka vendosur se nuk është kompetente për trajtimin e kësaj kërkesë Gjykata e Durrësit, por ajo e posaçme GJKKO.

Kështu, në vendimin e Gjykatës, përshkruhet se dhënia e posaçme e lejes për betimin e Belerit, i takon prokurorit të çështjes.

Më tej përmendet edhe fakti se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka asnjë kompetencë për të miratuar leje për betimin, ashtu siç Beleri e ka kërkuar në muajin shtator.

Arsyeja pse e gjitha rrotullohet rreth prokurorit të çështjes, është për faktin se i takon atij, si titullar i procedimit penal, për të vlerësuar nëse dhënia e lejes ka apo jo impakt në rezultatin dhe fshehtësinë e hetimit.

Gjykata shton se përsa kohë çështja gjendet në Gjykatën Antikorrupsion, kërkesa nuk mund të shqyrtohet nga trupë tjetër përtej gjykatës që ka gjykimin në themel.

Kjo gjykatë konfirmoi se nuk është caktuar ende seanca, ndërsa kërkesa e Belerit pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja antikoprrupsion, Fjorela Davidhi.

Për Fredi Belerin janë dëgjuar disa dëshmitarë, midis tyre edhe Arsen Rama, i cili ka treguar se si u pagua për të siguruar vota në këmbim të 50 euro secila.

Të ngjashme