Lajme
Katër të plagosur pasi një burrë me sëpatë sulmoi klientët në tri restorante në Zelandën e Re
Demokracia
11:09 | 20 Qershor 2023

Share:

Një burrë me sëpatë ka sulmuar njerëzit që po darkonin në tri restorante kineze në Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, duke plagosur të paktën katër persona, sipas policisë dhe dëshmitarëve.

Tre viktima mbeten në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një i katërt u lirua, thanë të martën zëdhënësit e spitaleve North Shore dhe Auckland, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Mediat lokale raportuan se burri shkoi në tri restorantet kineze – Zhangliang Malatang, Yue’s Dumpling Kitchen dhe Maya Hotpot – në periferinë veriore të Auckland të Albany – dhe filloi të sulmonte rastësisht njerëzit me një sëpatë rreth orës 21:00 të së hënës.

Policia tha se një i dyshuar 24-vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe më pas akuzohet për plagosje me qëllim.

Burri, një shtetas kinez, bëri një paraqitje të shkurtër në gjykatë të martën.

Inspektori Stefan Sagar, komandanti i Zonës Lindore të Waitemata, pranoi “sa e frikshme ishte kjo për të përfshirët”.

Ai tha se policia beson se ishte një incident i izoluar, duke shtuar se nuk kishte prova “që të sugjeronin se ky është një sulm i motivuar racial”.

Një dëshmitar i tha gazetës New Zealand Herald se ishte duke ngrënë darkë me një mik kur burri hyri brenda dhe filloi të sulmonte mikun e tij, i cili ishte plagosur rëndë.

Të ngjashme