Lajme
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
10:11 | 28 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për katër raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Deçan, Gjakovë dhe Malishevë.

Më poshtë keni raportin e plotë të Policisë së Kosovës:

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë 27.04.2022-07:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën është në lidhje bashkëjetese. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Deçan 27.04.2022-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy  prindërve të tij. I dyshuari vuan nga një sëmundje psikike dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë, 27.04.2022-17:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovar. I dyshuari vuan nga një sëmundje psikike dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malieshevë, 27.04.2022-18:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës se tij viktimës femër kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme