Lajme
Katër persona dërgohen në polici, prishën rendin dhe qetësinë në “Rrugën B”
Demokracia
22:32 | 10 Qershor 2021

Share:

Katër persona janë shoqëruar në Stacion Policor në Prishtinë, pasi kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Lajmin për Demokracia.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes personave në fjalë.

“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar 4 persona në stacion policor. Në koordinim me prokuronin e shtetit ngjarja procedohet si kundërvajtje “Prishje e rendit dhe qetësisë Publike”, konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetesinë Publike”, tha Ahmeti.

Të ngjashme