Sport
Kastrati thotë se disponimi te Kosova është i mirë, shprehet optimist për ndeshjen me Irlandën e Veriut
Demokracia
17:39 | 08 Qershor 2022

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka folur në një konferencë për media në prag të sfidës ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.

Kosova dhe Irlanda e Veriut do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të grupit 3 në Ligën C, shkruan Demokracia.com.

Kastrati theksoi se disponimi të ai dhe bashkëlojtarët është i mirë.

Giresse zbulon futbollistin e Kosovës që është në dyshim për ndeshjen me Irlandën e Veriut

Ai shtoi se ata janë përgatitur të marrin rezultat pozitiv ndaj Irlandës së Veriut të enjten mbrëma.

“Disponimi është gjithmonë mirë. Humbja është pjesë e lojës. Ne jemi të përgatitur. Duhet ta tregojmë veten tani. Shpresojmë që me punë me angazhim të arrijmë rezultat të mirë kundër Irlandës së Veriut”

Në konferencë i pranishëm ishte edhe trajneri Alain Giresse./Demokracia.com/

Giresse: Liga e Kombeve ndihmon lojtarët e Kosovës të pjeken, unë nuk e di çfarë është presioni

Të ngjashme