Sport
Giresse: Liga e Kombeve ndihmon lojtarët e Kosovës të pjeken, unë nuk e di çfarë është presioni
Demokracia
17:18 | 08 Qershor 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të sfidës ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.

Kosova dhe Irlanda e Veriut do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të grupit 3 në Ligën C, shkruan Demokracia.com.

Trajneri francez tha se Liga e Kombeve dhe ciklet kualifikuese ndikojnë te lojtarët e Kosovës të pjeken më shumë.

“Padyshim pjesa e Ligës së Kombeve dhe kualifikimet ndikojnë që lojtarët të pjeken. Përveç kësaj ne duhet të luajmë edhe ndeshje tjera, më larg sesa kualifikimet dhe Liga e Kombeve. Ekipet me të cilat luajmë kanë marrë pjesë në kompeticione të mëdha dhe kjo e bën diferencën me ne”, tha Giresse në konferencë, përcjell Demokracia.com.

Giresse shtoi se Kosova është përgatitur për ndeshjen me Irlandën e Veriut dhe se ai nuk ka fare presion.

“Me rëndësi është që jemi përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme. Unë nuk e di çfarë do të thotë presioni. Me atë që kemi në dispozicion, ne jemi të përgatitur për ndeshjen me Irlandën e Veriut”, shtoi francezi.

Në konferencë i pranishëm ishte edhe futbollisti Lirim Kastrati./Demokracia.com/

Të ngjashme