Sport
Giresse zbulon futbollistin e Kosovës që është në dyshim për ndeshjen me Irlandën e Veriut
Demokracia
17:09 | 08 Qershor 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të sfidës ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.

Kosova dhe Irlanda e Veriut do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të grupit 3 në Ligën C, shkruan Demokracia.com.

Giresse ka bërë të ditur se në dyshim për këtë sfidë është Vedat Muriqi i cili ka pasur një shqetësim.

“Mungesat të cilat i kemi do të sjellim ndryshime në formacion. Sa i përket Vedat Muriqit duhet ta rishohim situatën e tij nëse është gati për ndeshjen e radhës”, tha Giresse në konferencë për media, përcjell Demokracia.com.

Në konferencë i pranishëm ishte edhe futbollisti Lirim Kastrati./Demokracia.com/

Të ngjashme