Lifestyle
Karakteristikat e personalitetit që tregojnë nëse partneri juaj është i prirur të tradhtojë
Demokracia
13:15 | 27 Janar 2021

Share:

Sipas të dhënave të shqyrtuara nga C.J.J. van Zyl, autor i një studimi në revistën Personality and Individual Differences (2021), arsyeja më e zakonshme e ndarjeve dhe divorcit është tradhtia, raportojnë mediat ndërkombëtare, shkruan Demokracia.

Tradhtia dëmton më shumë besimin, duke dëmtuar dashurinë në rrënjët e saj, duke zbehur vitet e kaluara në ndërtimin e marrëdhënies dhe duke hedhur një hije në të ardhmen e kënaqësisë së përbashkët. Ndërsa shumë çifte e përballojnë dëmtimin, shumica përfundojnë të ndarë.

Van Zyl vëren se shumica e hulumtimeve kanë parë se tiparet e personalitetit ndikojnë në tendecën për tradhëti të një personi.

Më të prirur për tradhëti sipas këtij studimi janë personat me prirje për narcizëm ose psikopati, ndërsa karakteristika të personalitetit si hapja ndaj përjetimit, ndërgjegjshmëria, ekstroversioni, pajtueshmëria dhe neurotizmi janë përdorur për të studiuar pabesinë.

Ekzistojnë ndërlidhje të qëndrueshme midis pabesisë dhe secilës prej 5 tipareve të përmendura.

Për shembull, njerëzit që tradhtojnë në marrëdhënie romantike kanë rezultat më të lartë në neurotizëm, të qenit të hapur ndaj përjetimit dhe ekstroversion.

Më pak të prirur janë njerëzit karakteristikë e të cilëve është pajtueshmëria dhe ndërgjegjshmërinë.

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024