Lajme
Peci: Nëse draft-statuti s’dërgohet në Gjykatë para 16 majit do të ketë pasoja të shumta për Kosovën
Demokracia
23:43 | 30 Prill 2024

Share:

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit, do të ketë pasoja për Kosovën.

Sipas tij, Serbia do të kalojë në avantazh.

”E humbim shansin që të hyjmë në Këshill të Evropës, do ketë pasoja të shumta për Kosovën. Serbia përsëri do kalojë në avantazh”, tha Peci në RTV21.

”Kushtëzim i qartë se Asociacioni do dërgohet në Kushtetuese para 16 majit”, tha Peci.

Ai tutje ka shtuar se nëse nuk dërgohet ”drafti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuse para 16 majit, jo që do votohet kundër anëtarësimit në KiE, por nuk do të hyjë anëtarësimi as në rend të ditës”.

Të ngjashme