Lajme
“Kaq masivisht me u keqpërdorë uji, jo njerëzore”, KRU Prishtina identifikon kyçjet ilegale në lagjen “Mati 1”
Demokracia
09:39 | 28 Korrik 2023

Share:

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “KRU Prishtina” ka njoftuar sot për kyçje të shumta ilegale në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

KRU Prishtina në një njoftim në Facebook shkruan se kaq masivisht me u keqpërdorë uji përmes lidhjeve ilegale, e papranueshme dhe jo njerëzore.

“Kaq masivisht me u keqpërdorë uji përmes lidhjeve ilegale, e papranueshme dhe jo njerëzore. U identifikuan kyçje ilegale që zakonisht shfrytëzohen për ujitje në lagjen ‘MATI 1’ në Prishtinë”, thuhet në postim.

Të ngjashme