Lajme
Kaplohet nga zjarri një banesë në Ferizaj, s’ka të lënduar (VIDEO)
Demokracia
10:43 | 20 Shkurt 2024

Share:

Një banesë në afërsi të rrugës “12 Qershori’ në Ferizaj është kapluar nga zjarri.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga rasti nuk ka të lënduar.

“Ekipe të policisë dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se njësia e hetimeve gjithashtu kanë dalë në vendin e ngjarjet për procedurat hetimore.

Të ngjashme