Sport
Kapiteni i Ukrainës: Rusia është një vend i terroristëve dhe vrasësve, ne duam që ata të ndëshkohen në të gjitha nivelet
Demokracia
21:05 | 21 Shtator 2022

Share:

Kapiteni i skuadrës ukrainase të futbollit, Andriy Yarmolenko, ka thënë para duelit të sonte mes Skocisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve se Rusia është një vend i terroristëve dhe vrasësve.

Yarmolenko mbështeti vendimin e Bashkimit Evropian të Futbollit (UEFA) për të përjashtuar Rusinë nga kualifikimi për Kampionatin Evropian 2024.

“Mendimi im është shumë i thjeshtë. Futbolli rus, sporti rus duhet të izolohen. Është një vend terroristësh, një vend që vret ukrainasit, fëmijët tanë. Sporti nuk mund të ndahet nga e gjithë historia. Të gjithë lojtarët e Ukrainës duan që Rusia të dënohet në të gjitha nivelet”, tha Yarmolenko, raporton Eurosport, transmeton Demokracia.com.

Anësori ukrainas luan për Al Ain nga Abu Dhabi, ndërsa për kombëtaren ka luajtur 109 ndeshje dhe ka shënuar 45 gola./Demokracia.com/

Të ngjashme