Lajme
Kajtazi: Gjuha e ministres Haxhiu për prokurorin Isufaj është fashiste
Demokracia
10:34 | 25 Maj 2023

Share:

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar ministrinë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për sulmet që ia ka bërë mbrëmë kandidati për kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajt.

Haxhiu ka thënë se Kosovës nuk i duhet një kryeprokuror që e ka “bishtin e zënë me derë”.

Sipas Kajtazit, një cilësim i tillë është fashist.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një gjuhë të tillë për shqiptarët dikur jepte vetëm Serbia.

“Kjo gjuhe eshte fashiste dhe e denueshme. Eshte e njejte me cilesimet qe na jepte Serbia – “shqiptaret jane njerez me bisht””, ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme