Lajme
Kadrijaj: Zëvendësministri i emëruar nga Kurti ishte ushtarak serb kur shqiptarët masakroheshin
Demokracia
20:06 | 06 Gusht 2023

Share:

Deputetja e nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se emërimi i Radoica Radomiroviq si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, është antikombëtare.

Sipas saj, Radomiroviq është ushtarak i ushtrisë serbe “i cili e paska pohuar vet që ka qenë pjesë e kësaj ushtrie gjatë kohës që shqiptarët vriteshin e masakroheshin”.

“Se kjo qeveri është antikombëtare kemi alarmuar qysh herët, nisur nga urrejtja për ata që kanë udhëhequr luftën dhe nga diskriminimi që i bëhet veteranëve”, ka shkruar Kadrijaj në rrjetin social Facebook.

Në një njoftim për media Qeveria e Kosovës më 23 maj të këtij viti kishte bërë të ditur për emërimin e Radomiroviq.

Të ngjashme