Lajme
Kaçanik: Një 62-vjeçar vdes në vendin e tij të punës
Demokracia
20:45 | 19 Qershor 2023

Share:

M.D, 62 vjeçar ka vdekur derisa ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Doganaj të Kaçanikut, ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se viktima ishte pranuar pa shenja jete në një ordinancë në fshatin Kaçanik i vjetër.

“Nga hetimet e para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetedije mbi ngarkesë. Nga hetimet që janë zhvilluar nga hetuesit rajonal nuk ka dilema që mund ti ketë shkaktuar lëndime ndonjë person tjetër”, tha Veseli për Klankosova.tv

“Në lidhje me këtë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti ‘’Asgjësimi,dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” . Ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, theksoi ai.

Të ngjashme