Lajme
Kaçanik: Intervistohen tre të dyshuar, konfiskohet një armë
Demokracia
09:23 | 14 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:25, deri sa ishte në pikë kontrolli në udhëkryqin e fshatit Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Ford me targa vendore.

“Gjatë kontrollimit të automjetit, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet është gjetur dhe konfiskuar më pas një armë zjarri ( pistoletë),një karikator me një fishek”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kaçanikut, të dyshuarin (shoferin) dhe dy pasagjerët i ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi janë intervistuar nga hetuesit policor me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit XH.D (M/K) i moshës 29 vjeçar është iniciuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ dhe i cili është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.

Të ngjashme