Lajme
Kabashi i bën llogaritjet pas uljes së pagave: Nëse punëtorët e drejtësisë kanë kredi, paga s’iu del as për byreka
Demokracia
14:01 | 23 Nëntor 2022

Share:

Vendimi i marrë sot nga Qeveria Kurti për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka ngjallur reagime të shumta.

Përveç opozitës që e quajtën si vendim të keq, reagime kishte edhe nga anëtarët e Institutit për Drejtësi.

Edhe analisti dhe gazetari, Bekim Kabashi, në një postim në Facebook, e ka kritikuar këtë vendim.

“Tash parameno, ni punetor i sektorit te drejtesise qe e ka patur pagen rreth 1600 euro, me ligjin e ri per pagat do ta kete rreth 800. I njejti mund ta kete kestin e kredise 6 apo 700 euro. Cka i mbesin prej pages, as tu honger burek cdo dite, nuk i dalin deri ne fund te muajit.”, ka shkruar Kabashi.

Kujtojmë se Qeveria Kurti ka ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj të vitit 2017, e cila prekte rritjen e të ardhurave mujore edhe të punonjësve të drejtësisë.

Të ngjashme