Sport
Juventusi sanksionohet me -15 pikë në renditjen e Serie A
Demokracia
08:16 | 21 Janar 2023

Share:

Bardhezinjtë e kanë pësuar për shkak të bilanceve financiare.

Çështja e fitimeve kapitale që përfshiu Juventusin ka çuar në rihapjen e gjyqit sportiv. Gjykata Federale në fakt ka pranuar kërkesën për revokimin e procesit të fitimeve kapitale, të paraqitur nga prokuroria e FIGC-së, duke e sanksionuar Juventusin me një dënim prej 15 pikësh në renditje. Një dënim superior ndaj kërkesës së prokurorisë federale që kishte kërkuar 9 pikë dënimi.

Klubet e tjera të përfshira në këtë çështje janë shpallur të pafajshme. Gjykata konfirmoi pafajësinë për 8 klubet e tjera të përfshira (Sampdoria, Pro Vercelli, Genoa, Parma, Pisa, Empoli, Novara dhe Pescara) dhe drejtorët dhe menaxherët e tyre përkatës. Ndërkohë, dënime të rënda janë dhënë dhe për drejtuesit e Juves. Apeli ka dënuar me 2 vite e gjysmë Paratiçin, 2 vite Anjelin dhe Arrivabenen, 1 vit e 4 muaj Kerubinin dhe 8 muaj Nedved.

Të ngjashme