Sport
Juventusi pranon humbje mbi 250 milionë euro
Demokracia
12:30 | 24 Shtator 2022

Share:

Juventusi ka njoftuar humbjet e tyre rekorde 254.3 milionë euro, më shumë se çdo klub në historinë e Serie A.

Bianconerët mbajtën mbledhjen e Bordit të Drejtorëve këtë mbrëmje dhe shpallën rezultatet gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve të Italisë me Anglinë.

Ata ndoshta shpresonin të mos e kumtonin lajmin e keq, sepse është një humbje e re rekord prej 254.3 milionë euro në bilanc që mbyllet më 30 qershor 2022.

Kjo është një rritje ndaj humbjeve prej 209.9 milionë euro që ata patën në vitin që përfundon më 30 qershor 2021.

Është viti i pestë radhazi i Juventusit që deklaron humbje, pasi ata e mbyllën 2017-18 në zonë të kuqe me 19 milionë euro, duke u rritur në 40 milionë euro në 2018-19, më pas 90 milionë euro në 2019-20 dhe 210 milionë euro vitin e kaluar.

Këto shifra gjithashtu ndikohen ende nga pandemia e COVID-19 dhe kostot shtesë, si dhe të ardhurat e reduktuara, gjatë asaj periudhe.

Në fakt, të ardhurat nga stadiumi janë rritur nga 8 milionë në 32 milionë euro, por ende nuk kanë arritur në 74 milionë euro që kishte në 2018-19.

Të ngjashme