Sport
Juventusi kalon në finale të Kupës së Italisë, eliminon Fiorentinën
Demokracia
22:57 | 20 Prill 2022

Share:

Juventusi është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, duke e eliminuar Fiorentinën në gjysmëfinale.

“Zonja e Vjetër” triumfoi ndaj Fiorentinës edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin e njëjtë sikur në takimin e parë 1:0, shkruan Demokracia.com.

Golat e triumfit në këtë përballje i realizuan anësori italian, Federico Bernardeschi në minutën e 32-të dhe Danilo në minutën e katërt shtesë.

Kësisoj, Juventusi në finalen e madhe do të përballet me Interit që mbrëmë e eliminoi Milanin (3:0)./Demokracia.com/

Të ngjashme