Sport
Juventusi fiton në shtesë ndaj Cremoneses, vendimtar super-goli i Milik
Demokracia
20:26 | 04 Janar 2023

Share:

Juventusi ka arritur të marrë pikët e plota nga udhëtimi i vështirë te Cremonese në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 0:1 ndaj Cremoneses me golin e minutës së parë shtesë të takimit, shkruan Demokracia.com.

Ishte sulmuesi polak, Milik ai që realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e parë të shtesës, duke ia siguruar pikët e plota ekipit “bardhezi”.

Juventusi ishte skuadër e rrezikshme edhe gjatë minutave të lojës, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.

“Bianconeri” me këtë fitore është në pozitën e tretë me 34 pikë. Cremonese ka shtatë pikë në pozitën e parafundit./Demokracia.com/

Të ngjashme