ShowBiz
Justin Bieber me koncert virtual për Shën Valentin
Demokracia
11:13 | 13 Shkurt 2021

Share:

Justin Bieber ka një befasi për fansat e tij.

Këtë Shën Valentin, ai do të performojë për herë të parë albumin e tij të publikuar në vitin 2013 “Journals”, në platformën TikTok, shkruan Demokracia.com

“Unë jam shumë i emocionuar të sjellë këtë shfaqje në jetë. “Journal” është një nga projektet e mia të preferuara dhe unë kurrë nuk e kam performuar live atë” tha Bieber në një deklaratë.

“Unë i jam mirënjohës TikTok-ut që më ndihmoi të sjell këtë shfaqje për të gjithë në Ditën e Shën Valentinit”.

Bieber nuk po përpiqet të thyejë asnjë zemër me këtë shfaqje, por ai do të vendosë një rekord të ri të TikTok: Performanca e Journals do të jetë ngjarja e parë koncertale e formës së gjatë në historinë e platformës, sipas një njoftimi për shtyp.

Bieber do të interpretojë Journals drejtpërdrejt nga Shtëpia Drew të Dielën, 14 Shkurt në orën 21:00.në faqen e tij të profilit TikTok .

Koncerti do të ri-transmetohet të hënën, 15 shkurt në orën 13:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme