Lajme
Joseph: Kurti ka përgjegjësitë e veta, Kosova të bëjë përpjekje maksimale që t’i afrojë serbët e Kosovës
Demokracia
08:26 | 09 Janar 2024

Share:

Edward Joseph, profesor amerikan goxha i njohur në Kosovë, ka dhënë një intervistë për RTK, ku ka komentuar disa prej zhvillimeve më të rëndësishme politike në rajon.

Ai ka thënë se Kosova të bëjë përpjekje maksimale që t’i afrojë serbët e Kosovës.

“Kosova ka përgjegjësit e veta. Kryeministri Kurti i ka përgjegjësit e tij për tensione në Kosovë. Thirrja ime e vazhdueshme ka qenë që Kosovë të jetë e kundërta e Aleksandër Vuçiqit dhe të bëjë përpjekje maksimale që t’i përafroj serbët e Kosovës. E kjo ka të bëjë me zgjedhjet e reja në veri që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës dhe në Policinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

“SHBA-ja në thelb projekton frikë nga Beogradi, të cilën presidenti Vuçiq e interpreton saktë dhe e shfrytëzon. E gjitha kjo shkon natyrisht në dobi të aleatit të tij, që është Rusia”, – shtoi ai.

Të ngjashme