ShowBiz
Jori Delli shfaqet tërheqëse në imazhet me bikini
Demokracia
10:33 | 10 Qershor 2023

Share:

Ish-banorja e BBVA 2 dhe modelja e njohur, Jori Delli është kthyer në një prej personazheve më të komentuar të showbizzit.

Bukuroshja zeshkane merr vëmendje me secilën paraqitje që bën në rrjetet sociale teksa nuk heziton të vë në pah fizikun joshës.

Edhe së fundmi, modelja ka sjellur në llogarinë e saj në Instagram imazhe ku shihet e veshur vetëm në bikini.

Foto: Jori Delli/Instagram

Jori dukej e mahnitshme ndërsa format e saj fizike tërhoqën vëmendjen e fansave të saj, të cilët reaguan në hapësirën e komente.

Foto: Jori Delli/Instagram

Modelja realizoi fotot teksa po qëndron në Turqi bashkë me një pjesë tjetër të ish-banorëve të BBVA, ku po xhirojnë një emision që pritet të shfaqet së shpejti.

Foto: Jori Delli/Instagram

Kujtojmë që përveç kësaj, Jori ka zbuluar se ajo është bërë pjesë e një videoklipi të reperit të njohur, Noizy.

Të ngjashme