Lajme
Joga, celulari dhe vaktet e përbashkëta, si arritën të mbijetojnë 41 punëtorët që u bllokuan në një tunel në Indi
Demokracia
19:36 | 29 Nëntor 2023

Share:

Edhe pse në spital, punëtorët indianë që mbetën të bllokuar për 17 ditë në një tunel janë tashmë të sigurt dhe të lumtur. Ata bëjnë selfie, bëjnë shaka me njëri-tjetrin, flasin në celular, pinë çaj.

Të tjerë flasin me gazetarët për ditët e vështira që kaluan. Atmosfera është ende festive për përfundimin e suksesshëm të punës së ekipeve të shpëtimit. Çamra Oraon pranon se ka pasur disa raste kur kanë qenë shumë të frikësuar se nuk do të mund ta shihnin më dritën e diellit.

“Por nuk e humba kurrë shpresën”, thotë ai, duke shtuar se kohën e kalonte duke luajtur lojëra në celularin e tij.

“Ne nuk mund të telefononim askënd pasi nuk kishte valë, kështu që ne folëm me njëri-tjetrin, në thelb duke e njohur njëri-tjetrin,” tha ai për Indian Express.

Një tjetër i mbijetuar që foli me kryeministrin indian Narendra Modi në telefon tha se punëtorët po përpiqeshin të inkurajonin njëri-tjetrin dhe të qëndronin optimistë. Ndër të tjera, ata kishin rënë dakord që të hanë vaktet e tyre së bashku.

“Ne bënim joga për të qëndruar aktivë në tunel,” thotë ai.

Një i katërti përshkroi se si, për të kursyer energji, ata ndezën celularët e tyre vetëm për të parë orën.

Kujtojmë se 4.5 km e tunelit të Silkyara u shemb më 12 nëntor, duke i bllokuar ata brenda. Tuneli është pjesë e projektit ambicioz të qeverisë Char Dham, i cili synon të lidhë vendet kryesore të pelegrinazhit hindu përmes rrugëve të asfaltuara në rajonin e Himalajeve.

Burrave iu dha ushqim, ujë, drita, oksigjen dhe ilaçe përmes një tubi të ngushtë. Qëndrimi i tyre në këtë mjedis do të jetë traumatik për shumë muaj, shpjegon Dr. Ninakaran nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor dhe Neuroshkencave.

“Ekziston rreziku që disa nga këta njerëz të përjetojnë PTSD (çrregullim stresi post-traumatik),” tha ai.

“Të 41 punëtorët do të përjetojnë disa simptoma post-traumatike si pagjumësia, ankthe të përsëritura, rijetimi i traumës së shembjes së tunelit.

“Jo të gjithë do ta kenë këtë çrregullim, por shumica do të vuajnë nga këto simptoma për tre deri në gjashtë muaj”, shpjegoi ai.

Të ngjashme