Arte
Joaquin Phoenix do të luajë Napoleon Bonapartën në filmin e ri të Ridley Scott
Demokracia
11:39 | 17 Janar 2021

Share:

Filmi i ardhshëm i Ridley Scott “Kitbag” i cili trajton historinë e perandorit Napoleon Bonapartën ka paralajmëruar premierën në kanalin Apple TV.

Joaquin Phoenix është konfirmuar në rolin e perandorit dhe kjo nuk do të jetë hera e parë që aktori portretizon një perandor, duke sjellur ndërmend filmin kult “Gladiator”, ku Phoenix luajti perandorin romak.

“Asnjë aktor nuk mund të mishërojë Napoleonin si Joaquin”, thotë Scott në një intervistë të fundit me Deadline. “Ai krijoi një nga perandorët më kompleks të historisë së filmit në Gladiator, dhe ne do të krijojmë një tjetër me Napoleonin”.

“Napoleoni është një njeri nga i cili gjithmonë kam qenë i magjepsur”, shton ai. “Ai erdhi nga askundi për të pushtuar gjithçka, por gjatë gjithë kohës kishte një luftë romantike me gruan e tij Josephine. Ai pushtoi botën për t’u përpjekur të fitonte dashurinë e saj dhe kur nuk mundi, ai e pushtoi atë për ta shkatërruar atë, dhe shkatërroi veten gjatë procesit”.

Kitbag – i cili  merr emrin nga thënia “ka një staf gjeneral të fshehur në çantën e çdo ushtari”, do të përqendrohet në marrëdhënien paqëndrueshme midis Napoleonit dhe Josephine, mes ngritjes së tij të shpejtë dhe të pamëshirshme në pushtet si një nga udhëheqësit më të famshëm të historisë.

Filmi me një skenar nga David Scarpa, filmi do të filloj realizimin në MB në fillim të vitit 2022.

 

Të ngjashme