Lajme
Përçarësi ka emrin: Albin Kurti | Nëse shqiptarët do të bashkonin votën – do ta siguronin balotazhin për President të Maqedonisë së Veriut
Demokracia
08:08 | 25 Prill 2024

Share:

Tashmë edhe zyrtarisht ka emër fajtori kryesor për përçarjen e spektrit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe shpërndarjen e fuqisë politike në fronte të ndryshme.

Përçarësi ka emrin: Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në vend se t’i shërbejë unifikimit të spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që do të rezultonte me bashkim të votës së shqiptarëve përreth një koalicioni të vetëm të partive shqiptare apo përreth një kandidati të vetëm shqiptar për president, Kurti nga kapaciteti i tij zyrtar si kryeminsitër, i ka shërbyer përçarjes më të madhe në historinë e politikës shqiptare në këtë shtet, duke i ndarë në dy tabore politike.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, pas numërimit të 99.03% të vendvotimeve, renditja e kandidatëve është kështu:

1. Gordana Siljanovska Davkova (VMRO-DPMNE)
362.682 | 40,08%

2. Stevo Pendarovski (LSDM)
180.306 | 19,93%

3. Bujar Osmani (BDI)
120.903 | 13,36%

4. Arben Taravari (VLEN)
83.356 | 9,21%

NËSE KURTI NUK DO TA PËRÇANTE SPEKTRIN POLITIK, SHQIPTARËT DO TA SIGURONIN BALOTAZHIN PËR PRESIDENT

Sipas një matematike të thjeshtë, nëse shqiptarët do të prezantoheshin me një kandidat të vetëm në këtë garë për zgjedhjet presidenciale, atëherë është e sigurtë se për herë të parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut shqiptarët do të siguronin raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi do të arrinin në kuotën prej 204,259 votave votave, pra më shumë se kandidati i dytë maqedon, Stevo Pendarovski, për 23,953 vota.

Ndarjes së madhe të shqiptarëve në dy formacione politike i ka shërbyer kryeministri Kurti, i cili në mënyrë të paprecedent ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të vendit fqinj.

Adresa e parë ku Kurti do të duhej të trokiste për t’i shërbyer këtij unifikimi duhej të ishte dera e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, njeriut me peshën me të madhe në spektrin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada, që nga koha kur udhëhoqi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e cila solli ndryshimin e madh të gjendjes së shqiptarëve në këtë shtet.

Por, Kurti ka shkuar në adresa të tjera, tek subjekte politike, si “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit dhe “Alternativa” e Afrim Gashit, të cilat janë të preferuara për koalicion paszgjedhor nga VMRO-DPMNE, një parti që ka agjendë të dyshimtë pro-ruse dhe së fundmi ka dalë edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti ka mbështetur hapur partitë opozitare shqiptare dhe kandidatin e tyre për president, Arben Taravarin, i cili e ka pranuar edhe pulikisht se ka qenë Kryeministri i Kosovës që e inkurajoi të kandidonte për president dhe e ka pritur disa herë në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës.

Lajmi i plotë:

Përçarja e politikanëve shqiptarë në Maqedoni, Taravari thotë se Kurti e inkurajoi të kandidonte për president

JANAR 2024 – KURTI KUNDËR KRYEMINISTRIT TË PARË SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT

Roli përçarës i kryeministrit Kurti ishte shfaqur edhe para disa muajve, duke u pozicionuar qartë kundër arritjes së madhe të shqiparëve, nën BDI-në e Ali Ahmetit, për kryeministër të parë shqiptar në historinë politike të Maqedonisë së Veriut.

Edhe në ato momente historike, Kurti nuk kishte mbështetur këtë arritje, por kishte filluar mbështetjen e “Lëvizjes Evropiane për Ndryshim”, deputetët e së cilës bojkotuan në Kuvendin e Maqedonisë votimin e “Kryeministrit të Parë Shqiptar”. /Demokracia.com/

Lexo më shumë për këtë temë:

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni | Albin Kurti del kundër arritjes historike, në momente kritike bëhet bashkë me disa partiçka kundër BDI-së së Ali Ahmetit

“Sapo ta marrim pushtetin, do ta çnjohim Kosovën…” | Opozita e Kurtit në Maqedoni në foto me kundërshtarin e Kosovës, Dimitar Apasiev “Levica”

Politika anti-Kosovë | Albin Kurti nuk tërhiqet, vazhdon ta mbështes opozitën në Maqedoni që bashkëpunon me kundërshtarin e Pavarësisë së Kosovës, Dimitar Apasievin

Të ngjashme