ShowBiz
Jennifer Lopez tregon sekretin e bukurisë
Demokracia
22:01 | 23 Mars 2023

Share:

Jennifer Lopez ka treguar sekretin e dukjes së saj të mrekullueshme, por më e rëndësishmja – ka thënë ajo – shprehia e mëngjesit e bën të ndihet më mirë.

Këngëtarja ka folur për revistën Us Weekly dhe ka treguar sesi ushtrimet i ndihmojnë ta ruajë shëndetin mendor.

“Nuk është sekret që fitnesi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime. Mundohem të bëj zgjedhje të mira dhe të balancoj kohën time”, është shprehur këngëtarja dhe aktorja.
53-vjeçarja beson se ka një marrëdhënie pozitive midis ushtrimeve dhe shëndetit mendor.

Gjithashtu, ka treguar se fillon të stërvitet shumë herët dhe shpesh ia nis para orës 5:00 të mëngjesit kur është ende errësirë, pavarësisht nga programi i saj. Rutina e saj e përditshme e fitnesit përfshin kardio, si dhe ecje të shpejtë, vrapim dhe ‘squats’.

Njëri nga trajnerët e saj personal, Dod Romero, së fundmi ka thënë se Jennifer pi shumë ujë për të qëndruar e hidratuar, ndër të tjera: “Ajo pi të paktën shtatë gota në ditë”.

Dieta e J.Lo bazohet te perimet, por edhe peshku, por salmoni nuk i pëlqen, ndërsa dobësitë e saj janë ëmbëlsirat.

Të ngjashme