ShowBiz
Jennifer Lopez thotë se albumi i ri mund të jetë edhe i fundit në karrierën e saj
Demokracia
15:06 | 14 Shkurt 2024

Share:

“This is me…Now” është albumi më i ri muzikor që pritet të publikojë brenda pak ditësh Jennifer Lopez, ndaj admiruesit e muzikës mezi po presin krijimin e ri të artistes, që siç duket mund të jetë edhe i fundit në karrierën e saj muzikore.

“E vërteta është, se unë nuk e di nëse do të bëj një album tjetër pas këtij. Por, mendoj që ky është një projekt goxha i rëndësishëm për mua,” tha Lopez. “Ky mund të jetë albumi im i fundit. Ndjej se është fundi i një epoke për mua dhe fillimi i një të reje,” u shpreh ajo.

“Kurrë nuk duhet thënë kurrë, por ndjej se në këtë moment të jetës sime kam zemrën dhe shpirtin si prioritet dhe jam shumë e emocionuar për këtë,” theksoi artistja.

Albumi i ri është vazhdim i albumit të vjetër të vitit 2002 të Jennifer, me titullin “This is me”. Albumi do të dalë në 16 shkurt, bashkë me trailer-in e filmit “This is me…Now: A Love Story”. Filmi, me skena të veçanta tregon në mënyrë metaforike historinë dhe udhëtimin e dashurisë së aktores protagoniste, Jennifer Lopez. Dashuri e cila kulmon me një fund të lumtur: martesën me partnerin e saj aktual, Ben Affleck.
“Ky është një projekt personal, sepse është i frymëzuar shumë nga udhëtimi im në dashuri”, tha ajo.

“Tani ndihem sikur unë dhe Ben kemi rizbuluar njëri-tjetrin. Jemi të dy në një marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të mirë. Por, njëherësh kjo fazë është ndër më sfidueset e jetës sime në këto 20 vitet e fundit,” cilëson Lopez.

Të ngjashme