ShowBiz
Jennifer Lopez duket elegante në fustanin shumëngjyrësh gjatë një dalje në Los Angeles
Demokracia
11:20 | 11 Qershor 2023

Share:

Jennifer Lopez u pa me fëmijët e saj në Los Angeles të shtunën.

Aktorja 53-vjeçare e “Maid in Manhattan” u shfaq elegante me një fustan shumëngjyrësh me taka me platformë në daljen me binjakët: Max dhe Emme.

Teksa mbërritën në restorant, këngëtarja u pa duke hapur dyert për të ndihmuar fëmijët e saj të zbrisnin nga makina.

Foto: MEGA

Krijuesja e hitit “Jenny from the Block” dukej me shumë stil në fustanin e veçantë me kopsa.

E njëjta dukjen e kompletoi me një çantë të kuqe Hermes dhe me aksesorë ari.

Foto: MEGA

Sa i përket makijazhit, ajo u shfaq e thjesht teksa mbuloi sytë me një palë syze dielli.

Lopez ndan fëmijët binjakë me kantautorin Marc Anthony, 54 vjeç, me të cilin ishte e martuar nga viti 2004 deri në vitin 2014.

Foto: MEGA

Në pranverën e vitit 2021, aktorja rindezi romancën me Ben Affleck dhe u martua në Las Vegas në korrik 2022.

Affleck ka tre fëmijë – Violet, Seraphina dhe Samuel me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.

Të ngjashme