Arte
Jennifer Lasrence pëson lëndime në setin e xhirimeve
Demokracia
22:39 | 05 Shkurt 2021

Share:

Jennifer Lawrence u lëndua në setin e filmit të saj “Don’t Look Up”.

Xhirimet e planifikuara për të premtën u anuluan, sipas një burimi të afërt me aktoren, trasmeton Demokracia.

“Një shpërthim u krijua për një skenë në të cilin xhami copëtohet”, tha një burim për Page Six.

Sipas burimit, Lawrence u lëndua kur një copë xhami i ra në sy, por që ajo do të jetë mirë.

Filmi me Leonardo DiCaprio ka qenë duke xhiruar në Boston.

Pjesë e ekipës së aktorëve janë  edhe emra si Cate Blanchett, Jonah Hill, Ariana Grande, Kid Cudi dhe Matthew Perry.

Laërence luan një astronome e cila përpiqet të japë alarmin se siguria e Tokës po kërcënohet nga një asteroid që po afrohet.

Aktorja dhe partneri i saj ende nuk kanë dhënë komente për këtë rast./Demokracia.com

Të ngjashme