Auto&Tech
Jeff Bezos përdor pasurinë e tij “të palimituar” për një makineri akulloreje në shtëpi
Demokracia
19:47 | 23 Gusht 2021

Share:

Shpesh herë ne kemi menduar për mënyra të ndryshme se si miliarderët mund të shpenzojë pasurinë e tyre. Shumë njerëz kanë bërë thirrje që Jeff Bezos t’i japë fund varfërisë në botë dhe të blejë vaksina për pothuajse 2/3 e popullsisë.

Mirëpo blerja më e re e multi-miliarderit është një makineri akulloreje, të cilën e ka instaluar në shtëpinë e tij. Kjo gjë u bë e ditur nga prodhuesi i makinerive të akulloreve, CVT Soft Serve.

Në adresën zyrtare të CVT Soft Service në Instagram u publikua një fotografi me caption: “Sapo bëmë një dërgesë akulloreje te një person që tashmë ka akses në akulloret CVT 24/7 në shtëpinë e tij. Faleminderit Jeff Bezos që u bëre klienti jonë i parë rezidencial. What. The Actual. F**k?!? “

Gjithkush që do të kishte pasurinë e Jeff Bezos do të dëshironte të kishte një makineri akulloreje në shtëpinë e tij. Pas këtij publikimi erdhën dhe komentet gazmore të përdoruesve të tjerë.

E gjithë kjo ngjarje ngre një pyetje me vend: çfarë diete ndjek Bezos? Aktualisht në botë gjenden shumë miliarderë që ushqehen krejtësisht në mënyrë jo të shëndetshme, si Warren Buffet, i cili ha akullore për mëngjes, shumë McDonalds dhe pi Coca Cola pothuajse çdo vakt të ditës.

Të ngjashme