Lajme
Javë e vështirë për pushtetin: Kritikë tjetër nga ShBA-të, si u zbulua fuqia e Dejona Mihalit brenda VV-së dhe arrestimi i aktivistit në skandalin milionësh
Demokracia
15:41 | 02 Mars 2024

Share:

Kjo javë u karakterizua me zhvillime të shumta, pa munguar edhe skandalet nga Qeveria Kurti. Fillimisht, ShBA-të vazhduan të shprehin pakënaqësitë ndaj Qeverisë Kurti ku siç theksuan  nuk janë të kënaqur me cilësinë e partneriterit.Gjatë kësaj jave u arrestua aktivisti i VV-së, Naser Smajli për mashtrim milionësh. Ndërsa, deputetja e VV-së Adriana Matoshi e zbuloi “mashën” e Vetëvendosjes Dejona Mihalin se si i kontrollon deputetët e partisë në pushtet.

Gjatë një takimi me gazetarë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffey Hovenier ka komentuar  partneritetin e ndërkombëtarëve me Qeverinë e Kosovës.

Ai është shprehur se partneriteti nuk mund të përcaktohet me “Po” ose “Jo. Sipas tij, mund të ketë partneritet të mirë dhe të fuqishëm, më pak të fuqishëm dhe partneritet të pamjaftueshëm.

“Mund të them me sinqeritet se nuk mendoj që qeveria ime mund të sinjalizojë më qartë se ne jemi të pakënaqur me kualitetin e partneritetit me qeverinë Kurti në këtë kohë. Se ne nuk besojmë se qeveria Kurti ka vëmendje të mjaftueshme ndaj shqetësimeve, të cilat vazhdimisht i kemi ngritur në lidhje me zbatueshmërinë e rregullores së Bankës Qendrore”, ka thënë Hovenier në takim me gazetarët.

Aktivisti i Vetëvendosjes dyshohet për mashtrim milionësh

Demokracia.com ka raportuar se aktivisti i VV-së në Shtime, Naser Smajli bashkë me disa persona tjerë është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.

Pëveç kësaj Naser Smajli po dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje, ku sipas kërkesës në shtëpinë e tij ishin gjetur një armën e gjatë A1, një armë tjetër e gjatë me dylpi, një pistoletë “Ekolles”, 27 fishekë PU me gaz si dhe 56 fishek të tjerë me gaz, një pistoletë me gaz “Zoraki”, si dhe karikator me gjashtë fishekë, të gjitha të sekuestruara nga Policia e Kosovës.

Si e zbuloi Adriana Matoshi “qafën” e Vetëvendosjes Dejona Mihalin?

Dy ditë më parë në kuvendin e Kosovës u forcuan edhe më shumë dyshimet dhe raportimet e mediave se  “masha e Kurtit”, Dejona Mihali kontrollon deputetë e partisë më të madhe në vend.

Deputetja Adriana Matoshi e cila gjithmonë është cak i “meme-ve” për veprimet e saj ne kuvend këtë herë e shfaqi pa dashje punën e Koordinatores për Komitete në VV, Dejona Mihali.

Deputetja Matoshi u zu nga mediat duke marr urdhëra nga Dejona Mihali se si ta sulmoi drejtorin e medias “Periskopi”, Ilir Mirenën.

“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin”, shkruhej në mesazhin e Dejona Mihalit drejtuar deputetes Matoshi.
Kjo e fundit e aprovon urdhërin me një “okej”.

Pas kësaj pati reagime të shumta dhe kritika ndaj deputetes Matoshi e cila po i nënshtrohet fuqisë së Dejona Mihalit.

I dyshuar për “kontrabandë me të mitur”, arrestohet në Bullgari anëtari i partisë së Mimoza Kusari-Lilës 

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar ndaj tij nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore.

Arrestimi i Krasniqit ka ndodhur qysh me 19 shkurt 2024. Ai u kap nga autoritetet bullgare me tu futur në Bullgari, derisa me familje po udhëtonte për pushime. Kjo pasi, ish-kandidati i LVV’së për asamblenë Komunale të Gjakovës rezultoi se kërkohet ndërkombëtarisht nga Italia për trafikimin e njerëzve.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

MPJ ka thënë se ai është ndaluar më 19 shkurt, në pikëkalimin kufitar “Gyushevo”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K)  është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo””, ka thënë MPJ.

Të ngjashme
Lajme • 06 Dhjetor 2024