Lajme
Java nuk mbaron pa një “budallallëk” të këshilltarit të Kurtit, kritikon protestën kundër dënimeve të Gjykatës Speciale
Demokracia
15:45 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, e ka kritikuar protestën e mbajtur të shtunën kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, të organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe OVL e UÇK-së. Protestë kjo që mblodhi mbi një mijë qytetarë në sheshet e Prishtinës.

“Protesta kundër vendimit të GJS nga ata që e krijuan të marrë vendime, edhe nëse ju duket e drejtë, është e vonuar, prandaj pa efikasitet. Mbase me vonesë do të protestojnë edhe kundër Zajednicës, që vetë e nënshkruan, por do të jetë pa efikasitet. Do te duhej të bashkoheshin sot kundër saj. Por ende mbetën “partnerë alternativë”, të bashkuar pro saj!

A do të kuptojnë: Ndonjëherë? Ndonjë gjë? Në kohën e duhur?”, ka shkruar këshilltari i Kurtit, Hysamedin Feraj. /Demokracia.com/

Të ngjashme